Skenar politik, të cilët serbët po e quajnë “krizë humanitare”, e vlerësojnë analistët paralajmërimin e kryetarit të ashtuquajturës Shoqata e Biznesmenëve në veri të Kosovës, se të gjitha dyqanet, barnatoret, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen nga dita e hënë (1 korrik), kjo për shkak të taksës prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga autoritetet në Kosovë.
Analisti politik, Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në veri të vendit po veprohet sipas motos “Sa më keq, aq më afër zgjidhjes”.
Sipas tij, tensionimet janë fatura ditore që “argumentojnë” se jeta mes shqiptarëve dhe serbëve ka perspektivë vetëm nëse ndahen.
“Skenaristët politik që po e bëjnë këtë ‘krizë humanitare’ në veri po e harrojnë se shumica e serbëve është në jug të Ibrit”, ka thënë Beqaj.
Edhe politologu, Musa Preteni për Telegrafin ka thënë se e ashtuquajtura “krizë humanitare” në veri të Kosovës është një projekt i inskenuar nga Serbia me qëllimin për të rritur presionin mbi qeverinë e Kosovës për largimin e taksës.
Siç tha ai, ky është një mekanizëm i radhës nga qeveria e Serbisë përmes përdorimit të serbëve që jetojnë në Kosovë për qëllime ekskluzivisht politike, si dhe për të përmirësuar pozitën e Serbisë në raport me Kosovën.
“Ajo që bie në sy shumë qartë është ndryshimi i metodave që Serbia po përdor në veri të Kosovës, derisa një kohë kontrollonte dhe vendoste gjithçka, ajo tani ka filluar që të viktimizohet përmes serbëve lokalë si masë për presion ndaj taksës. Rrjedhimisht qëllim i shtetit të Serbisë është që përmes kësaj forme inskenimi të alarmojë faktorin ndërkombëtar derisa këta të fundit të shtojnë presionin mbi Kosovën për largimin e vendimit për taksë nga mallrave serbe”, ka thënë Preteni.
Tutje politologu Preteni u shpreh se vendimi për taksën ka arritur efektet e veta politike dhe si e tillë duhet të qëndrojë derisa Serbia të heq dorë nga mjetet e saj për ta penguar Kosovën në çdo fushë në skenën ndërkombëtare por edhe mes dy vendeve.
“Mendoj që nëse Kosova ka mençurinë mund ta shfrytëzojë akoma më shumë këtë vendim për përfitime politike në raport me Serbinë derisa kjo e fundit nuk heq dorë nga çfarëdo mjeti për ta dëmtuar Kosovën”, theksoi Preteni.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur deklaratën që Kosova ka njohuri që në veri të vendit po bëhen përpjekjet për të improvizuar një “krizë humanitare”.
Siç ka thënë ai, të martën, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në objekte dhe shtëpi të ndryshme në veri të Kosovës po mbahen produkte të caktuara ushqimore, ndërkohë që shitoret po boshatisen.
Edhe, agjencia e lajmeve “Kosovapres” ka siguruar një dokument i cili është i shkruar në alfabetin cirilik dhe mban firmën e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.
Përkthimi i tekstit të dokumentit:
“Të nderuar,
Duke marrë parasysh situatën më të re të krijuar në veri të Kosovës që në vete përmban vështirësi të shumta me të cilat shpesh po përballen afaristët të cilët janë ekspozuar presioneve të përditshme, arrestimeve, konfiskimit të kamionëve dhe mallrave, ju ftojmë në bashkim e unitet.
Në shenjë proteste për taksat që po aplikohen dhe në pamundësi të importimit të mallrave serbe në territorin e Kosovës, ftojmë të gjithë afaristët që për asnjë çmim të mos marrin mallra nga pjesa jugore e krahinës (nga shqiptarët) dhe në këtë mënyrë të dëshmojmë bashkimin dhe unitetin tonë me përshëndetjen “se nga këtu nuk ka kthim prapa”.
Me respekt, Shoqata e afaristëve të Kosovës dhe Metohisë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës