LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Partitë të lënë anash kryqet dhe shqiponjën, por t’u sigurojnë standarde më të mira qytetarëve

Analistët: Partitë të lënë anash kryqet dhe shqiponjën, por t’u sigurojnë standarde më të mira qytetarëve

Qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për standart më të mirë jetësor dhe bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe në asnjë mënyrë të nxiten konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Kështu vlerësojnë analistët dhe njohësit e mirë të zhvillimeve politike në Maqedoni.

Sipas tyre incidentet e fundit që ndodhën në Shkup dhe reagimet në lidhje me vendosjen e Kryqit në Butel dhe Shqiponjës në Çair janë vetëm reagime të cilët nuk i kontribuojnë bashkëjetesës dhe frymës së tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare, por prioritet për qytetarët e vendit është ekonomia dhe standardi më i mirë jetësor i cili ju garantonë qytetarëve një jetë më të mirë që mos migrojnë nga Maqedonia.


Analistët janë të mendimit se Kryqi por as Shqiponja nuk duhen të nxisin konflikte të reja në Maqedoni, por ata të vendosen konform kërkesave të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë të vendosen për shkak të inateve politike dhe fetare.
Ish Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, vlerëson se vendosja e shqiponjës në Çair dhe kryqit në Butel nuk do ta përmirësojn gjendjen ekonomike të qytetarëve, përkundrazi mund të nxisë përçarje ndëretnike.

“Është definitivisht e qartë për të gjithë qytetarët se me vendosjen e shqiponjës në Çair si dhe Kryqit në Butel standardi i njerëzve nuk do të rritet, nuk do të përforcohet siguria e tyre sociale, familjare etj. Mirëpo mund të i’u shkakton dëm sepse krijon përçarje mes njerëzve dhe kjo përçarje mund t’i zvogëloj dhe përkeqësoj kushtet për jetë sepse ky është rezultati përfundimtar i përçarjes”, ka deklaruar Andov duke shtuar se politkanët duhet të heqin dorë nga provokimet dhe tendencat për t’i blerë shpirtërat e njerëzve me kësi lloje lojërash.

“Mendoj se duhet të heqim dorë nga provokimet dhe politikanët duhet të mos krijojnë këso punësh, ata në fakt udhëheqin falë naivitetit të votuesve sepse menjëherë tani pasiqë u pa se zgjedhjet u shtynë pak, ata e panë një gjasë se do të mund të forcohej opozita dhe u nisën në betejë kundër opozitës dhe atë njëra duke vendosur shqiponjën, ndërsa tjetra duke vendosur Kryqin. Kjo është çështja, tendencë për ti blerë shpirtërat e njerëzve mirëpo edhe krijim i mëkatit personal me qëllim që të gabojnë edhe ndaj rëndësisë së shqiponjës dhe domethënies së kryqit sepse po i keqpërdorin ato”, ka përfunduar për Zhurnal, Stojan Andov.

Analisti politik, Imer Ismaili vlerëson se shqiptraët kanë halle tjera dhe kjo më së paku i duheshte Maqedonisë. Ai thotë se vendosja e kryqit është provokim i pastër kundrejt shqiptarëve, duke shtuar se askush nuk e mohon vendosjen e kryqit por jo në udhëkryq të Butelit, por kryqi të vendoset në oborr të Kishës ashtu sikurse edhe minaret janë të vendosura në oborre të xhamive.
“Maqedonia dhe shqiptarët kanë një milion prioritete për mirëqenie njerëzore, kjo që po ndodh është gjëja e fundit që do ti duheshte Maqedonisë. Por vendosshmëria e shqiptarëve në rastin konkret e BDI-së duhet mbështetur pa rezervë. Sepse po i hap rrugë të keqës, marrëzisë religjioze dhe ideologjike, fundi i saj nuk dihet se ku do të arrinë. Kryqi është provokim jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por edhe për të gjithë pjestarët e tjerë të religjionit islam që jetojnë në Maqedoni. Askush nuk mund të mohoj të drejtën e një Kryqi në kishë, gjithashtu nuk ka të drejtë të mohoj minaren brenda një xhamie, por është marrëzi që kryqi të vendoset në udhëkryq. Këto gjëra ndodhin vetëm në një shtet jo normal i cili më pas krijon edhe qytetarë jo normal”, analisti politik, Imer Ismaili.

Ndryshe para disa javëve u vendos Shqiponja në Çair me shënimin e përvjetorit të 15 të fillimit të luftës së UÇK-së në vitin 2001. Ndërsa themeli për kryqin gjigant prej 55 metrash filloi të vendoset në Butel, tek udhëkryqi në mes dy rrugëve ku gravitojnë shqiptar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori