Bashkimi Evropian i ka adresuar dy kërkesa Kosovës, atë për revokimin e vendimit të taksës për produktet serbe si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë. Mirëpo, analistët vlerësojnë se nuk ka mekanizëm që e detyron Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Madje, ata janë shprehur skeptikë se mund të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Analisti Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk beson që deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë dialog, ose heqje të taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj.
Sipas tij, nuk ka mekanizëm që e detyron Kosovën për ta bërë një gjë të tillë.
“Përveç si kërkesë nuk ka mekanizëm që e detyron apo e këshillon Kosovën. Serbia ka kërkuar të hiqet taksa për t’u zhvilluar dialogu, por nuk do të bëhet. Nuk besoj që në periudhën e ardhshme gjashtë mujore do të ketë dialog, pasi nuk ka agjendë. Por dhe taksat nuk do të hiqen deri në gjashtë muaj”, ka thënë Tahiri.
Ndëra politologu Musa Preteni, tha për Telegrafin se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë pozicionin meritor në tavolinën e bisedimeve.
“Vendimi i Kosovës për taksën konsideroj që ka qenë vendimi i parë si shtet përmes të cilit vendi ynë ka goditur Serbinë brenda duke i shkaktuar vështirësi të brendshme. Kosova ka zgjedhur të përdor, si kundërpërgjigje ndaj agresionit të Serbisë që po e bën ndaj vendit tonë dhe kjo është forma e duhur për presion politik. Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë momentum të krijuar për të marrë pozicionin meritor në tavolinën e bisedimeve. Kërkesa e BE për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut konsideroj që shkon në frymën e organizmit të saj e cila përbëhet nga shumë shtete që kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës, ashtu siç ishte edhe në raport me ushtrinë por që sërish u formua para dy dite”, u shpreh Preteni.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar ndonjë datë për takimin e radhës së liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Ndërkohë, kuvendi i Kosovës të shtunën ka miratuar një Rezolutë të propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë. Në rezolutën e miratuar është përfshirë edhe delegacioni shtetëror p⌂r bisedime, që lë të kuptohet se ky proces më nuk do të jetë vetëm në duart e presidentit Thaçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do t’ia prezantojë Kabinetit Qeveritar, draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.
Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiql i cili ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën të cilën e ka miratuar Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, duke vlerësuar se Prishtina në esencë dëshiron t’ia mbyllë dyert çdo lloj dialogu me Beogradin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës