Partitë politike, si pozita dhe opozita, duhet të lënë anash politikat ditore dhe të ulen së bashku që të ndërtojnë platformën e shtetit të Kosovës për dialogun, Kosovë-Serbi. Mirëpo, duket se një gjë e tillë është e pamundur të ndodh pasi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), më përpara duan ta dërgojnë vendin në zgjedhje se sa të miratojnë një rezolutë të përbashkët.
Kështu kanë deklaruar për Telegrafin analistët njohës të rrethanave politike në vend gjatë një prononcimi të tyre.
Analisti, Ramush Tahiri tha se nuk beson që do të arrihet të krijohet një rezolutë e përbashkët në mes të partive politike.
Sipas tij, rezoluta e paraqitur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, nuk është gjithëpërfshirëse dhe nuk është e qartë sa i përket çështjeve kushtetuese dhe juridike.
“Nuk besoj që do të arrijnë partitë pozitë-opozitë të bëjnë një rezolutë të përbashkët për dialog. Rezoluta nuk është gjithëpërfshirëse dhe nuk është e qartë sa i përket çështjeve kushtetuese dhe juridike, e këtë e shprehin dhe partitë që nuk marrin pjesë, sepse dialogu politik udhëhiqet në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të ligjeve”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se më parë do të shkohet në zgjedhje, se sa që miratohet një rezolutë me gjithë kundërshtimet e dy partive të mëdha siç janë LDK dhe LVV.
“Faktikisht kjo është humbje kohe, pasi nuk diskutohet teksti dhe vetëm tregojnë animet ose jo animet për një ide të caktuar”, ka vlerësuar Tahiri, për Telegrafin.
Edhe Jeta Krasniqi nga KDI, theksoi se çdo propozim nga partitë politike të cilat ftojnë për arritjen e një konsensusi të gjerë politik rreth dialogut Kosovë-Serbi është pozitive.
Ajo tha se tentativat e partive politike duhen të jetë vizionare e serioze, si dhe jo reaksionare ndaj zhvillimeve të politikave ditore.
“Konsensusi i gjerë politik rreth çështjes së dialogut është fundamental, pasi kemi të bëjmë me një çështje të interesit të lartë shtetëror. Çështja e dialogut nuk mund të shtyhet përpara vetëm nga një institucion apo vetëm nga partitë politike në pushtet. Kjo kërkon koordinim në mes institucioneve, konsensus në mes partive politike, dhe mbi të gjitha kërkon diskutim të gjerë rreth pritshmërisë së palës kosovare në këtë proces dhe qëndrimin e shtetit të Kosovës. Pra qëndrimin unik të shtetit të Kosovës në këto bisedime”, u shpreh Krasniqi, për Telegrafin.
Ajo tha se tentativa drejt një konsensusi duhet të jetë e sinqertë e serioze, dhe jo vetëm kërkesë ndaj palëve të tjera për t’iu bashkuar tashmë platformave të përpiluara.
“Partitë politike duhet të lënë anash politikat ditore dhe të ulen së bashku të ndërtojnë platformën e shtetit të Kosovës. Tentativa drejtë një konsensusi duhet të jetë e sinqertë dhe serioze, jo vetëm kërkesë ndaj palëve të tjera për t’iu bashkuar tashmë platformave të përpiluara duke mos dashur të lëvizin nga pozicionet rigide”, tha ajo.
Krasniqi gjithashtu ka potencuar se përfshirja e opozitës në këtë proces është kyç dhe shumë domethënëse.
“Pavarësisht se kush është në pushtet, nëse një marrëveshje arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, ratifikimi I saj në kuvendin e Kosovës kërkon 2/3 e votave të deputetëve, prandaj përfshirja e opozitës në këtë proces është kyç që nga fillimi i vet procesit. Prandaj dhe Kuvendi ka rolin e tij të pakontestueshëm në këtë proces dhe ne presim që Kuvendi do ta luaj këtë rol duke diskutuar pa rreshtuar deri në përpilimin e një qëndrimi të përbashkët dhe jo në bllokada të qëndrimeve të ndryshme të partive politike ndaj njëra-tjetrës”, sqaroi Krasniqi nga KDI.
Ndryshe, të enjten është mbajtur takimi i thirrur nga kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me partitë politike në vend pozita dhe opozita, ku diskutuan rreth mundësisë së harmonizimit të qëndrimeve për rezolutën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, nga i cili takim nuk rezultoi ndonjë marrëveshje e përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker