LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të pandemisë

Analistët komentojnë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të pandemisë

Në Kosovë muaji gusht është përcjellë me numër të lartë të infektimeve.

Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë si për nga numri i shtrimeve në spitale ashtu edhe për nga numri i të vdekurve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit gusht në Kosovë janë shënuar 238 vdekje nga coronavirusi.


Në “Debat Plus” analistët kanë komentuar mundësinë nëse zgjedhjet mund të mbahen edhe në këtë situatë.

Dardan Gashi thotë se pandemia nuk është arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Pyetja është se a do të duhet të ketë fushatë elektorale. Votimi është diçka tjetër, derisa fushata është tjetër gjë”.

Gashi thotë se edhe gjatë dy javëve të fundit ka pasur kandidat të caktuar që janë sjellë sikurse të mos kishte fare pandemi.

“Nëse partitë politike për një numër të caktuar votash rrezikojnë jetën e njerëzve, këto parti pikërisht nga këta njerëz duhet të ndëshkohen me votë”, shtoi tutje Gashi.

Imer Mushkolaj thotë se është absurde që kandidatët e caktuar të pretendojnë se do t’ua përmirësojnë jetën qytetarëve duke ua rrezikuar pikërisht jetën me infektime.

“Në këto zgjedhje nuk ka fare nevojë për tubime masive ku mund t’iu rrezikohet jeta qytetarëve. Takimet mund të jenë simbolike, dhe partitë të fokusohen në rrjete sociale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se procesi i votimit nuk është ndonjë problem, por sipas tij fushata paraqet problem.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të japin vota për ato parti që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët për ndonjë arsye mund të jenë të detyruar të dalin në tubimet e partive politike, por ata vetë duhet t’i ndëshkojnë ato parti që ua rrezikojnë shëndetin”, tha Mushkolaj.

Ylli Hoxha thotë se është jo logjike që shkollat u janë ndaluar nxënësve, të mbahen tubime politike.

“Ne jetojmë në një kohë ku shumica e aktiviteteve politike mund të zëvendësohen me mjete alternative elektronike. Të shohim deri në tetor a do të ketë ulje të numrave, por nuk besoj se ja vlen të mbahen tubime elektorale”.

Hoxha thotë se njerëzit duhet të njoftohen me programet që kanë kandidatët, por sipas tij duhet të gjenden mënyra të përshtatshme.

Visar Ymeri thotë se fushata elektorale do ta vë në pah përgjegjësinë që do ta kenë kandidatët garues në zgjedhje për shëndetin e qytetarëve.

“Komunikimi me publikun nuk bëhet vetëm përmes fjalëve, por më shumë përmes veprave. Ne kemi parë fotografitë dhe videot e politikanëve gjatë verës, dhe ministrit të Shëndetësisë nëpër dasma, e tash kërkohem nga qytetarët të përmbahen”.

Ymeri thotë se qytetarët i shohin veprat e politikanëve dhe veprojnë si ata.

“Nëse një ministër shkon në dasma, qytetari thotë se “mbase jeta e tij nuk rrezikohet, nuk rrezikohet edhe e imja””, deklaroi tutje Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori