LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë mesazhet që sollën zyrtarët amerikanë në Kosovë

Analistët komentojnë mesazhet që sollën zyrtarët amerikanë në Kosovë

Angazhimi i madh i Amerikës në dialog po shihet ndryshe nga analistët. Dikush po mendon se kjo është e mirë për Kosovën, të tjerët thonë se Qeverisë Kurti nuk i konvenon kjo për shkak të imponimeve që mund të bëjnë ata.

Në fillim të kësaj jave në Kosovë qëndruan Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.


Zyrtarët amerikanë erdhën në Prishtinë disa ditë pas vizitës se tre senatorëve amerikanë, të cilët i dhanë mbështetje aspiratave të Kosovës për integrime euro-atlantike.

Donfried tha të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike, ndërsa bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të udhëtojnë në SHBA për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares Albright.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, analistët kanë këndvështrime të ndryshme sa i përket rolit të Amerikës në dialog.

Ylli Hoxha thotë se është lajm i mirë që tashmë SHBA është e interesuar seriozisht që Kosova të lëvizë nga status quo-ja.

“Lufta në Ukrainë e ka zgjuar interesimin e SHBA-ve që të bëhet diçka që Ballkani mos të jetë pre e Rusisë. Kjo për neve duhet të jetë lajm i mirë, që po lëvizim nga status quoja. Është edhe lajm, nuk e di a i mirë a po jo, që mund të kemi një marrëveshje me Serbinë. Është joreale të mendojmë se do të na realizohen të gjitha aspiratat ne e asnjë Serbisë”, ka deklaruar ai.

Donika Emini mendon se deri më tani SHBA ka qenë e rreshtuar prapa BE-së në lidhje me çështjet në Ballkan. Por sipas saj gjërat kanë ndryshuar me agresionin rus mbi Ukrainën.

“BE-ja dështoi me Lajçakun për çështjen e targave. BE nuk mundi të shtyjë asnjë marrëveshje përpara…Për Amerikën siguria e Ballkanit është çështje që duhet të mbyllet. Fatkeqësisht Kosova është e përfshirë në një dialog dhe çdo shtyrje e tij do të ishte i dëmshëm për vendin. Status quo-ja nuk besoj se do të qëndrojë aq gjatë dhe Kosova nuk mund të qëndrojë si projekt i pambyllur për një kohë edhe më të gjatë”.

​Donfried: Kurti dhe Osmani nuk shprehën asnjë kusht për dialogun
Lexo po ashtu ​Donfried: Kurti dhe Osmani nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se amerikanët ishin të qartë në mesazhin e tyre për dialogun dhe sigurinë e Ballkanit.

“Amerikanët nuk po mendojnë se Rusia pengohet duke mos bërë marrëveshje me Serbinë, por e kundërta, Rusia ndihmohet nëse vazhdohet status qouo-ja. Konflikti në Ukrainë është katalizator për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi thotë se përfshirja e SHBA-së në dialog nuk është lajm i mirë për Kurtin.

“Edhe unë vlerësoj se përfshirja e SHBA-së në dialog është lajm i mirë, por Qeveria Kurti nuk e vlerëson lajm të mirë, pasi ajo e di që në dialog duhet të lëshojë pe për diçka. Kosova mund të fitoj diçka në kuptim formal por duhet të jap diçka, qoftë asociacionin apo diçka tjetër”.

Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi thotë se Osmani e Kurti në Amerikë duhet të kenë kërkuar edhe takime tjera, por sipas tij ata do të prezantojnë nga atje vetëm disa selfie.

“Në Amerikë shkohet për siguri për ekonomi. Marrëdhënie jonë me Amerikën është shumë komplekse. Kurti me Amerikën po sillet si fuqi nukleare me një GDP trilionë dollarëshe. Kjo sjellje është problematike…Osmani shkon në Turqi dhe viziton fabrikën e dronëve. Ne për armë duhet të flasim vetëm me Amerikën pasi sigurinë e shohin në partneritet me ta”, deklaroi Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori