LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë fushatën e Albin Kurtit për balotazh

Analistët komentojnë fushatën e Albin Kurtit për balotazh

Të dielën në Kosovë mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë Komunash.

Me afrimin e kësaj dite fushata e subjekteve politike po intensifikohet dhe ashpërsohet.


Në “Debat Plus” panelistët kanë analizuar fushatën e kryeministrit Albin Kurti që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazmir Raci thotë se angazhimi i Kurtit në raundin e dytë është i duhur por i vonuar.

“Pikërisht është ajo që unë kam pritur qysh në raundin e parë të bënte Kurti. Ai në raundin e parë nuk ishte i angazhuar. Ky angazhim tash është i natyrshëm. Gara është shumë e rëndësishme në raundin e dytë dhe besoj se do të kemi një fitore solide të LVV-së në ato komuna që po e synojnë fitoren”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi thotë se në këto zgjedhje Albin Kurti dhe LVV kanë qenë më të zbehur në aspektin medial.

“Kjo mungesë e tyre në televizione ndoshta ka ardhur nga shpresa se qytetarët do t’i votojnë edhe pa e parë programin e tyre…Unë jam skeptik nga këto lëvizjet e mëdha të Albin Kurtit. Ai në raundin e parë pothuajse ishte në gjumë, e tash del me vrull në fushatë. Kjo nuk besoj se është shumë efektive”.

Bujar Dugolli thotë se Albin Kurti është votuar për të qeverisur me qeverinë qendrore dhe sipas tij nuk do të ishte mirë një angazhim i shtuar në fushatën lokale.

“Por kjo fushata e balotazhit nuk është shumë e gjatë dhe është normale një angazhim më i shtuar i Kurtit. Strukturat partiake presin inkurajim nga liderët pasi ka pasur degë që nuk kanë pasur dakordësi dhe me këtë rast dalja e kryeministrit normal që garanton fitore”.

Ilir Mirena thotë se Kurti nuk është dashur t’i përdorë mjetet e njëjta që i ka sulmuar më parë te liderët e partive tjera.

“Duke shpërndarë lajme të rreme LVV po tregon se është në një panik për garën e balotazhit. LVV gjasat i ka të fitojë disa komuna por ka gjasa të mbetet pa asnjë komunë…LVV ka menduar se suksesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë do të dhez në gjithë Kosovën. Por kjo nuk ndodhi”.

Visar Ymeri thotë se Albin Kurti ende ka hezitime ta pranojë se në raundin e parë LVV ka dalë keq në zgjedhje.

“Kurti ka qenë i angazhuar në fushatë në terren pavarësisht se nuk ka dalë shumë në televizione…Është problem jashtëzakonisht i madh kur Kurti premton mbështetje nga pozita e kryeministrit për kandidatë të caktuar. Ai nuk ka të drejtë nga pozita e kryeministrit të bëjë dallime të tilla”.

Arton Demhasaj thotë se është e papranueshme që të përdoren resurset qeveritare për fushatë elektorale në garën e  komunave.

“Nëse kryeministri dhe ministrat përdorin resurset shtetërore për fushatë gara nuk është e barabartë. Kryeministri mund të bëjë fushatë si kryetar i partisë por ai nuk guxon të involvojë resurset qeveritare në fushatë. Kryeministri nuk guxin të thotë në cilësi të kryeministrit se do të mbështesë të gjitha projektet e Arben Vitisë”, deklaroi tutje Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori