Afati i Nikolla Gruevskit për të bërë qeverinë e re të Maqedonisë është duke kaluar dhe për këtë janë ngritur shumë dilema se çfarë do të ndodh me Maqedoninë nëse ai nuk arrin që të krijojë qeverinë pasi kanë shumë dallime me fituesin e zgjedhjeve tek kampi shqiptar, Bashkimin Demokratik për Integrim.
Në mungesë të transparencës për publikun rreth koalicioneve të mundshme në mes partive shqiptare dhe maqedonase rreth qeverisë së re, krijohen debate se kush me kë do të bëjë qeveri.
Kryetari i shtetit i dha mandatin Nikolla Gruevskit që të fillojë bisedimet për qeverinë e re dhe ai e ka këtë detyrë deri më 29 janar.
Nëse fituesi i zgjedhjeve dështon që të krijojë qeverinë deri në 20 ditë nga dhënia e mandatit, atëherë mandat për krijimin e qeverisë merr partia e dytë fituese e zgjedhjeve, në këtë rast Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
Përshkak të ndasive të shumta mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, në opinion është krijuar bindja se Presidenti Gjorge Ivanov do të jep dorëheqje më 30 janar që mos t’i jap mandat Zoran Zaev-it nga LSDM-ja.
Telegrafi Maqedoni ka biseduar me analistë për të shikuar se cili është fati i Maqedonisë nëse Presidenti Ivanov jep dorëheqje.
Për pyetjet e Telegrafit janë përgjigjur profesori Mersim Maksuti i cili është ekspert i së drejtës kushtetuese dhe analisti politik Sefer Tahiri.
Maksuti për këtë rast ka thënë ”Nëse jep dorëheqje Ivanovi vendi futet në krizë institucionale dhe politike, pra ngërç politik. Kushtetuta nuk parasheh si duhet të veprojnë institucionet e shtetit në situata eventuale të tilla. Atëherë varianti që mund të ndodhë, është të thirret parlamenti nga deputeti më i vjetër e të zgjedh kryetarin e parlamentit, e ai do të zavendësoj presidentin dhe mund të shpall zgjedhje të reja. Situata është e paparashikushme tashmë.” thotë profesori Mersim Maksuti.
Telegrafi Maqedoni ka biseduar edhe me profesorin dhe analistin Sefer Tahiri i cili për këtë situatë thotë ”Sipas nenit 84 të Kushtetutës së Maqedonisë, njëra ndër detyrat kushtetuese të Presidentit të Republikës së Maqedonisë është që të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë. Por në rast të dorëheqjes, bllokohet dhënia e mandatit kreut të partisë së dytë, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, meqë po shihet se OBRM-PDUKM-ja gjasat për formimin e qeverisë i ka minimale. Edhe pse qartësisht nuk definohet në Kushtetutë se kush e merr mandatin nëse mandatari i parë nuk formon qeveri, por praktika e vendeve të zhvilluara evropiane demokratike tregon se mandati i kalon partisë së dytë, sepse nëse një çështje nuk definohet me norma juridike, atëherë merret në konsideratë praktika e vendeve të ndryshme. Nëse ndodh që Ivanov të mos japë mandatin, që sipas meje është opsion i mundshëm, pavarësisht presionit ndërkombëtar që do i bëhet, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje vendore, parlamentare dhe rrjedhimisht edhe presidenciale, që do të ndodh për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë. Por edhe për të shkuar në zgjedhje, duhet të shpërndahet Kuvendi, ndërsa për shpërbërjen e tij duhet të votojnë shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve, pra OBRM-PDUKM-ja nuk mund ta shpërndajë Kuvendin, pa votat e partive shqiptare.” thotë profesori Sefer Tahiri.
Përndryshe, mbetet të shihet se si do të vijojë kjo javë e cila është vendimtare për funksionimin politik të Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës