Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ana Kabashi, ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Artistja, që tashmë numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, është duke punuar në këngën e re që njëherësh pritet të publikohet së shpejti.


Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, gjersa kësaj radhe ka zgjedhur të punojë me artistë të njohur ndërkombëtarisht.

158694424 130008972384835 6845231600989197125 n Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Për klipin, i cili ka filluar të xhirohet, njofton se do të përkujdeset fotografi suedez, Teo Cubela.

Ndërkohë, për dukjen në videoklip këngëtarja ka zgjedhur një nga grimerët më të njohur në Suedi, Dardan Gashi, i cili në rrjete sociale më së miri njihet si ‘Dardan Touch’.

Ana po ashtu edhe në këtë videoklip vjen me një paraqitje atraktive dhe me plot stil.

159105912 1034549007068047 5112143031201117961 n Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Të fundit këngë “Pse e du”, Kabashi e lansoi në fund të vitit që lamë pas dhe këtë vit pritet të sjellë shumë surpriza për fansat e publikun. /Telegrafi/ 

159535826 457630355360496 5175180199208803982 n Teo Cubela (Foto: Instagram)

Ana 2 Ana Kabashi (Foto: Instagram)