LAJMI I FUNDIT:

Ana Brnabiq mandatohet për kryeministre, Vuçiq thotë se ajo do të udhëheq qeverinë serbe deri në vitin 2024

Ana Brnabiq mandatohet për kryeministre, Vuçiq thotë se ajo do të udhëheq qeverinë serbe deri në vitin 2024

Ana Brnabiq është mandatuar për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.

Siç tha ai, vendimi për mandatim ishte i komplikuar, kompleks si brenda partisë më të madhe në vend ashtu edhe me partnerët e koalicionit.

Vuçiq thotë se s'ka kompromis për targat, por Kosova do të nisë lëshimin e tabelave RKS më 1 shtator
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se s'ka kompromis për targat, por Kosova do të nisë lëshimin e tabelave RKS më 1 shtator

“Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet, mandati i saj do të jetë më i shkurtër”, tha Vuçiq dhe shtoi se në vitin 2024 do të ketë ndryshime në qeveri. Por është e rëndësishme që ajo të mbetet kryeministre në mënyrë që ne të vazhdojmë të zgjidhim problemet”, theksoi ai.


“Jam krenare që kam një bashkëpunëtore të tillë dhe mund t’i them po postit, ndoshta jo me aq legjitimitet, por postit ndoshta më të rëndësishëm në vend, një gruaje, e aftë, e arsimuar, e zellshme dhe mbi të gjitha besnike ndaj Serbisë”, tha Vuçiq.

Ana Brnabiq dhe Millosh Vuçeviq

Ai shtoi se ajo është në gjendje të flasë me fermerët për 13 orë dhe të marrë përsipër gjërat më të vështira, nga të cilat të tjerët ikin dhe se ka besim të madh tek ajo.

Vuçiq tha gjithashtu se Millosh Vuçeviq do të jetë “një anëtar shumë i rëndësishëm i qeverisë së re”, siç tha ai, “sigurisht zëvendëskryeministër”.

Vuçiq: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinë
Lexo po ashtu Vuçiq: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinë

Ivica Daçiq do të ketë një rol dhe funksion edhe më të rëndësishëm në aparatin shtetëror të Serbisë.

“Kjo tregon besimin që kam. Daçiq, përveç postit të rëndësishëm ministror, do të ketë edhe funksionin e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë. (Sinisha) Mali, tek i cili kemi besim, do të jetë një nga zëvendëskryeministrat”, ka theksuar Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb ka bërë të ditur se nuk ka marrëveshje rreth dy tema të nxehta me Kosovën – tabelat RKS dhe njohja e dokumenteve të udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori