Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gjilani përforcohet me Diar Mustafën

2017/07/Gjilani.jpg

Gjilani ka vazhduar ta përforcojë skuadrën për stinorin e ri.

Bardh e kuqtë pasi kanë transferuar dyshen nga Besa e Pejës, Fisnik Papuqi dhe Fatih Karahoda kanë përforcuar edhe mesfushën.

Mesfushori Diar Mustafa edhe zyrtarisht është pjesë e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit bardh e kuq, ku kanë publikuar edhe fotot nga prezantimi i Mustafës.

Gjilani ka premtuar se do të vazhdoj përforcimin e skuadrës për stinorin e ri. /Telegrafi/