Please enter at least 3 characters.

Zjarrfikësit deklarohen për zjarrin në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali”.

Komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi, konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 06:03.

"Po, është lajmëruar për zjarr në mbeturina në kontejner. Informata është pranuar në ora 06:03. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes", theksoi ai./Telegrafi/