Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet – dhe fituesi është A1N1

Në kohën kur e gjithë bota, e sidomos rajoni, marrin masat me radikale që numri i të prekurve nga ky virus të jetë sa më i vogël dhe i izoluar, ne as që i druhemi këtij realiteti por për më tepër bëjmë thirrje për dalje masive ne zgjedhje, pa u marrë paraprakisht masat parandaluese kundër gripit.

Zgjedhjet për kryetar të komunave dhe për asambletë komunale në Kosovë përveç që do të kenë efektin e tyre të drejtpërdrejtë, dmth zgjedhja apo rizgjedhja e drejtuesve lokalë, do të kenë pashmangshëm edhe efektin e tyre anësor e që është përhapja e ‘’gripit të derrit’’.

Është për habitur dhe njëkohësisht për t’u zhgënjyer me politikën tipike kosovare nga ky injorim që po i bëhet kësaj mortaje që po troket ne dyert e secilit. Udhëheqësia dhe të gjithë faktorët politikë, kandidatët në zgjedhje e shoqatat dhe asociacionet profesionale dhe shoqëria civile nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë thirrje tek qytetarët për kujdes gjatë ditës së zgjedhjeve.

Qeveria është dashur që përveç qe ti bëjë thirrje ditë e natë popullit të dalë në zgjedhje dhe kështu të përfitoi nga ai, të urdhërojë Ministrinë e Shëndetësisë qe të marrë të gjitha masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parandaluar një përhapje masive të virusit. Përveç shfrytëzimit të makinerisë se votës për interesa kombëtare apo personale, qeveria ka tager dhe t’i mbrojë ata.

Ministria e Shëndetësisë në të cilën punojnë disa dhjetëra mjekë vetëm në strukturën ekzekutive, as kjo nuk e sheh te arsyeshme që përmes 5 minutave fushate publicitare në ditë, t’i lusë qytetaret që të jenë të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat mbrojtëse të cilat kanë rezultuar që të jenë efikase. Është detyrë e saj që ditën e zgjedhjeve të sigurojë të gjithë ata që donë të votojnë t’u sigurojë maskat për mbrojte nga virusi.

Partitë politike dhe kandidatët e tyre asnjeri nga të lartpërmendurit, sidomos gjatë ditëve të fundit kur virusi vdekjeprurës ka marr hov për të marrë jetë njerëzish ashtu si dhe ata për të marrë pushtetin, as edhe një thirrje qytetarëve që mos të harrojnë t’i votojnë numrat si 51, 77, 64, 47 e shumë të tjerë të mos harrojnë që është situata më e përshtatshme për t’u përhapur virusi. Në vendin ku jetoj përkohësisht autoritetet do të kishin bërë gjithçka që është e mundur që popullsia mos të pësoj në këtë rast.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si përgjegjës kryesor dhe organizator i zgjedhjeve është dashur që të mendoj për këtë ose të paktën ta ngrit çështjen, sepse fundja më të rrezikuarit janë ata dhe te punësuarit e përkohshëm që janë me mijëra.

Tash edhe zyrtarisht morëm vesh për viktimën e parë nga ky virus. Ditën kur do te mbahen zgjedhjet rreth 1.500.000 njerëz do te gjenden në hapësira të mbyllura e takohen dhe do të preken mes tyre. Të gjithë nga ta janë transmetues apo marres te drejtpërdrejte të këtij virusi. Kur e dimë se sistemi shëndetësor në Kosovë është në kolaps qe një kohë të gjatë, a thua vallë sa do të jetë numri i viktimave?!

Në kohën kur e gjithë bota, e sidomos rajoni, marrin masat me radikale që numri i të prekurve nga ky virus të jetë sa më i vogël dhe i izoluar, ne as që i druhemi këtij realiteti por për më tepër bëjmë thirrje për dalje masive ne zgjedhje pa u marrë paraprakisht masat parandaluese kundër gripit.

Shpresoj që qytetaret apo me saktësisht ripërtrirësit apo dhënësit e mandatit të kandidateve që, nëse kanë vendosur patjetër të dalin në zgjedhje, të jenë sa me kujdesshëm dhe vigjilent në këtë ditë, dhe ti shmangin kontaktet e tyre te gjata dhe të afërta me njerëz.

Unë edhe pse jetoj jashtë Kosove kam kryer obligimin tim qytetar dhe kam votuar me postë, por të them të drejtën asnjëherë nuk do ta kisha marrë guximin dhe të dalë të votojë këtë të diel. Këtë ia kam kërkuar edhe familjes time atje.
Thirrja ime për qytetarët edhe pse tingëllon jokontribuese për vullnetin politik por në fakt është thirrje mbi bazat humane do të ishte që të mos dalin në zgjedhje para se vendimmarrësit të mos i sigurojnë masat e sigurisë në kohën e kësaj mortaje.

(Autori është studiues i së drejtës ndërkombëtare ne Universitetin e Gjenevës)
liridonbajrami@gmail.com