Ymeri: Të bëhemi bashkë tri partitë, ta shkarkojmë Qeverinë
07/05/2014
Visar Ymeri, fillimisht replikoi me Ardian Gjinin, duke thënë se Vetëvendosje nuk tenton të duket si partia më e mirë, duke përulur partitë opozitare, por ruan parimet e saj.
Ai tha se nëse Gjini dëshiron të ndryshojë qëndrimet, atëherë mund ta bëjë këtë.
Ymeri në emër të Vetëvendosjes tha se përkrah qëndrimin e AAK-së, të shkohet në pushim të seancës për 10 minuta, të bëhen bashkë tri partitë dhe ta shkarkojnë qeverinë.
“Hajde të bëhemi bashkë tri partitë dhe te shkarkojmë qeverinë”, u shpreh Ymeri. /Telegrafi/


