Please enter at least 3 characters.

Westbrook i pandalshëm, Rockets marrin fitore të madhe në Staples Center

2020/02/1199128948.jpg.0.jpg

Houston Rockets kanë vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të katërtën radhazi.

Skuadra nga Teksasi ka befasuar Los Angeles Lakersat në Staples Center duke e mposhtur me 10 pikë diferencë 111:121.

Russell Westbrook ishte i pandalshëm në këtë takim dhe më meritori për triumfin e Rockets.

Fundori amerikan realizoi 41 pikë, pati tetë kërcime e pesë asistime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Eric Gordon që shtoi 15 pikë të tjera.

Tek vendasit më efikasi ishte Anthony Davis me 32 pikë e 13 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Rockets kjo ishte fitorja e 33-të këtë edicion teksa kanë edhe 18 disfata dhe zënë pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Në anën tjetër Lakers pësuan humbjen e 12-të këtë vit, ku kanë edhe 38 fitore dhe janë të parët në Perëndim. /Telegrafi/Rezultatet:

New York Knicks – Orlando Magic 105:103

Chicago Bulls – New Orelans Pelicans 119:125

Milwaukee Bucks – Philadelphia 76ers 112:101

Portland Trail Blazers – San Antonio Spurs 125:117

LA Lakers – Houston Rockets 111:121