Please enter at least 3 characters.

Vritet një person në Podujevë

2022/06/auto_auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-116117659801611934876.jpg

Një person ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Polisisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit".

"Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar Borovci./Telegrafi/