Vjedhje në Novobërdë - hajnat marrin 50 euro, boca të plinit dhe pajisje kuzhine
100:"Masked burglar with torch and crowbar breaking and entering into a house - shot with dramatic motion
24:"Getty Images/iStockphoto
11/11/2024
Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në periudhën 5-10 nëntor në Novobërdë.
Persona të panjohur kanë thyer derën e një objekti dhe një objekti përcjellës, duke marrë rreth 50 euro para të gatshme, dy boca të plinit dhe disa pajisje të kuzhinës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/


