Please enter at least 3 characters.

Viti 2019 e gjeti Sylejman Selimin jashtë dhomave të burgut

2019/01/49461802_2141213376127820_304795068579971072_n.jpg

Ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, viti 2019 e ka gjetur jashtë ambienteve të burgut ku ai kishte qëndruar.

Selimi për festen e Vitit të Ri është parë duke festuar bashkë me familjarë e miq.

Fotografitë e festës i ka bërë publike afaristi Jahir Morina.

“Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin ! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina.

Në muajin tetor të vitit të kaluar  Gjykata Supreme kishte  refuzuar  kërkesën për lirimin me kusht të Sylejman Selimit.

Selimi kishte thënë se procesi kundër tij është i montuar nga politikanët vendës dhe ndërkombëtarë./Telegrafi/