Please enter at least 3 characters.

Vidal: Fitorja ndaj Vallecanos erdhi nga zëvëndësimet e mençura të Valverdes

2018/11/Arturo-Vidal.jpg
288:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Arturo Vidal of FC Barcelona reacts as he walks to the bench prior to start the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and FC Barcelona at Campo de Futbol de Vallecas on November 03, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, thotë se fitorja 2-3 ndaj Rayo Vallecanos erdhi nga trajneri Ernesto Valverde.

Ylli kilian beson se zëvendësimet e mençura të trajnerit spanjoll ishin çelësi i rikthimit të skuadrës katalunase.

54-vjeçari bëri tri zëvendësime të hershme në pjesën e dytë, përfshirë këtu golashënuesin Ousmane Dembele dhe mesfushorin e ardhur nga Bayern Munichu.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Zëvendësimet e bëra nga trajneri ndryshuan ndeshjen, ne dëshiruam tri pikët dhe i fituam", ka thënë Vidal pas ndeshjes.

"Ishte një ndeshje e vështirë, ne duhet të luanim me shpirt dhe qetësi, të luanim me zemër dhe të tregonim karakterin tonë".

"Ishin pikë të rëndësishme që na lejuan të largohemi nga këtu të lumtur dhe me një  notë  pozitive".

"Ne humbëm ritmin e ndeshjes, por zëvendësimet rikthyen ndeshjen, jam i lumtur që jam një opsion për trajnerin", ka shtuar Vidal.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ajo ndaj InteritLigën e Kampionëve. /Telegrafi/