Please enter at least 3 characters.

Valverde: Ndeshja ishte shumë pozitive

2018/02/Valverde-1-e1519166813872.jpg
283:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 19: Ernesto Valverde, Head coach of FC Barcelona speaks during an FC Barcelona Press Conference ahead of there Champions League last 16 match against Chelsea at Stamford Bridge on February 19, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Willian e zhbllokoi rezultatin për Blutë, ndërsa katalunasit barazuan shumë shpejtë me anë të Lionel Messi.

(Foto: Getty Images)

"E vlerësoj ndeshjen si shumë pozitive. Patëm minutazh të mirë, por është dashur që t'i finalizonim gjërat në mënyrë më të pastër".

Më tej, ai ka folur për qendërmbrojtësin Gerard Pique dhe gjendjen e tij fizike, si edhe për pozitën e Paulinhos në fushë.

(Foto: Getty Images)

"Gjuri i Piques është mirë, ai e përfundoi ndeshjen më mirë sesa kemi pritur. Paulinho nuk ishte eksperiment, ishte një lojë për të pasur siguri", ka thënë trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou dhe natyrisht se katalunasit kanë një përparësi të lehtë falë golit të shënuar si mysafir. /Telegrafi/