Please enter at least 3 characters.

Valon Berisha i gatshëm për sezonin e ri, dilemë mbetet e ardhmja e tij

2019/07/GettyImages-1091215954.jpg
237:"ROME, ITALY - JANUARY 30: Valon Berisha of SS Lazio during the SS Lazio departure for Milan ahead of the Coppa Italia match vs FC Internazionale at Stazione Termini on January 30, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Valon Berisha është shumë afër t’i rikthehet fushës së gjelbër, pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kishte pësuar.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka filluar të përgatitet për sezonin e ri, derisa e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje te Lazio.

Skuadra italian e transferoi mesfushorin e talentuar në verën e kaluar nga Red Bull Salzburg, mirëpo lëndimet e shpeshta bën që ai mos ta tregojë veten.

Reprezentuesi i Kosovës nuk po dorëzohet dhe po ushtron fortë, siç po vërehet edhe në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

“Mos u ndalni kurrë para se t’i arrini objektivat tuaj. Edhe në atë rast, shtyje vetveten tek limiti, trupi ynë nuk ka limit”, ka shkruar Berisha në Instastory.

Mbetet të shihet nëse Valon Berisha do të qëndrojë edhe në sezonin e ri te Lazio apo do të kalojë te ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/