Please enter at least 3 characters.

USHT eksopozon mozaik të Nënë Terezës

2016/11/nene-tereza.png

Sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës, është ekspozuar mozaik i Nënë Terezës, e përbërë nga 87 fotografi të punuara nga 56 artistë të Fakultetit të Artit pranë USHT-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me hapjen e ekspozitës u mbajt konferencë shkencore me temë "Jeta, veprimtari dhe humanizmi i Nënë Terezës", në të cilën u paraqitën veprat e saj.

Rektori i universitetit, Vullnet Ahmeti, theskoi se sukseset e mëdha të çdo civilizimi çdo herë janë nga një dritë e vogël e artistëve, të cilët reprezentojnë një racë, komb dhe një epokë të tërë.

Numri i 87 fotografive simbolizon vitet e jetës së Nënë Terezës./Telegrafi/