Please enter at least 3 characters.

Transparenca e financave të partive politike: Frika nga kutia e Pandorës

- Nga përvoja me procesin e nxjerrjes së pakos ligjore anti-korrupsion - Varësisht se nga vijnë, si shpërndahen dhe si shpenzohen ato, burimet që u jepen partive politike dhe kandidatëve mund të korruptojnë zgjedhjet dhe mund ta minojnë ndërtimin e demokracinë

Zgjedhjet e para në Republikën e Kosovës po afrohen, përderisa vendi ende nuk ka nxjerr ligjin për Financimin e Partive Politike. Çështja e financimit të partive politike në Kosovë, e në veçanti mungesa e transparencës së burimeve të financimit të fushatave të tyre zgjedhore prezanton një shqetësim thelbësor në luftën kundër korrupsionit. Kur mungojnë mekanizmat dhe institucionet të cilat do të siguronin llogaridhënie dhe transparencë të financimit të partive politike, fushatat zgjedhore mund të shndërrohen në një instrument për shpërlaje të parave, siç ka ndodhur në Bosnja dhe Hercegovina, El Salvadori dhe Haiti (TI).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dënoi të gjitha partitë kryesore politike për mos bërjen publike të burimeve të financimit të fushatave të tyre në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Fshehja e kësaj informate është indikator dhe arsye e fuqishme që Prokuroria e shtetit të heton për të siguruar se partitë politike në Kosovë nuk abuzojnë me fuqinë e tyre politike dhe shtetëror, mbase duke kthyer favore ndaj individëve dhe ndërmarrjeve që kanë mbështetur fushatën. Ligji për Financimin e Partive Politike është pjesë e pakos legjislative kundër-korrupsionit që do të duhej të miratohej kohë më parë, mirëpo pa-arsyeje (përveç atyre politike) ky ligj është penguar të procedohet për aprovim. Rregullimi i çështjes së financimit të të partive politike është thelbësore për një shoqëri demokratike e cila duhet të garantoj zgjedhje të lira, te drejta si dhe konkurrencë të ndershme për të siguruar se personat e zgjedhur nuk kanë blerë votat ose janë të korruptuar.

Një punim i TI (OJQ - Transparenca Ndërkombëtare) thekson se varësisht se nga vijnë, si shpërndahen dhe si shpenzohen ato, burimet që u jepen partive politike dhe kandidatëve mund të korruptojnë zgjedhjet dhe demokracinë. Megjithëse Prokuroria e shtetit ose Agjencia Anti-Korrupsion asnjëherë nuk ka bërë hetime në këtë drejtim, indikatorët nga sjellja e partive politike lënë të kuptohet se këto të fundit mbase janë në marrëdhënie më shumë se zyrtare me individë ose biznese. Më tutje ky punim thotë se financimi politik mund të kontrolloj politikë-bërjen pas përfundimit të zgjedhjeve – veçanërisht kur në vend të partive politike financohen kandidatët. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë detyruar shumë anëtarë të rëndësishëm të Kongresit që të japin dorëheqje.

Gabimi tjetër në financimin publik të partive politike është se kjo bëhet nga Kuvendit i Kosovë. Nga 8 milion euro te buxhetit te Kuvendit afër 2 milion i jepet partive politike te përfaqësuara ne Parlament (përafërsisht nga 15.000 euro për deputet). Ky fond njihet si "Fondi për Demokratizim" i instaluar si i tillë nga OSBE ne vitin 2001. 3. 95% e këtij fondi shfrytëzohet për funksionimin e partive politike (paguhet stafi, aktivistet, ngjarjet e ndryshme dhe natyrisht edhe fushatat). Vetëm 5% e fondit qe i ndahet secilës parti parlamentare shfrytëzohet për grupin parlamentar (qe mundëson angazhimin e një apo dy asistenteve administrativ/teknik).

Një linje e veçan buxhetore ne kuadër te Komisionit Qendror Zgjedhor ose Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave do të duhej të rregullonte financimin e partive politike. Zakonisht numri i votave qe merr partia ne zgjedhje cakton shumën qe i ndahet partisë: p.sh 0.03 cent për votë, dhe kjo është formula që do të duhej të përfshihej në Ligjin për Financimin e Partive Politike nga fondet publike. Problemi tjetër është se ky fond u ndahet vetëm partive parlamentare ku përfshihen edhe partitë e vogla qe kanë hyre ne koalicion me partitë e mëdha. P.sh. PSDK qe ka hyre ne koalicion me PDK i merr 15.000 euro sepse ka një deputet ne parlament edhe pse ka qene ne koalicion parazgjedhor me PDK-ne. Ose ADK dhe PSHDK te cilat po te garonin individualisht nuk do të merrnin më shumë se 1%. Por, partitë si ORA ose PD që kanë arritur te marrin më shumë se 3% te totalit te votave nuk marrin asnjë cent nga ky fond sepse nuk janë parti Parlamentare. Ky nuk është një sistem i cili siguron konkurrencë të ndershme dhe respektimit te elektoratit.

Për të nxjerrë një ligj të mirëfilltë për Financimin e Partive Politike në Kosovë domosdo duhet të kemi për bazë realitetin e hidhur në vend me mundësitë e shumta për manipulim përderisa Prokuroria heshtë dhe është e pa-aftë të adresoj çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tutje duhet të mbushim listën e kontrollit të cilin e ka hartuar TI që përfshinë disa parime të cilat sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë. Pa këto dy elemente ligji për financimin e partive politike do të ishte i pakuptimtë. Parimi i parë është gjithë-përfshirja që nënkupton se të gjitha burimet relevante duhet të mbulohen nga politika e deklarimit. Publiku duhet të jetë në gjendje që qartë të identifikoj të gjitha kontributet individuale të bëra nga donatorët dhe partitë, përfshirë edhe emrin e kontribuuesit. Parimi tjetër është besueshmëria: shteti përmes kontrollit duhet të siguroj se raportimet e partive politike nuk janë të besueshme.

Më tutje raportimi duhet të bëhet sa më herët që është e mundshme pasi që të kompletohet transaksioni pasi që koha jep mundësi për manipulim. Çdo informatë që ofrohet gjatë fushatës së zgjedhjeve duhet t’i ofrohet menjëherë qytetarëve. Të kuptueshme: informata duhet të prezantohet në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme. Të qasshme: Të dhënat nuk duhet të jenë të gatshme vetëm sipas kërkesës, por të deklaruara aktivisht përmes kanaleve të ndryshme. teknologjitë moderne të informimit u mundësojnë agjencive shtetërore të zbatojnë raportime automatike dhe monitorim.