Please enter at least 3 characters.

Transmetim i drejtpërdrejtë për Kosovë i ndeshjeve të fundit në Grupin E

2018/06/brazil.jpg
227:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 27: The pitch is watered prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Brazil at Spartak Stadium on June 27, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Faza grupore po mbyllet edhe në Grupin E të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, ku po zhvillohen ndeshjet e treta.

Skuadra e Zvicrës që përfaqësohet nga yjet shqiptare në xhiron e fundit të fazës grupore luan kundër Kosta Rikës. (Kliko për ta shikuar)

Helvetikët kanë nevojë vetëm për një pikë në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin, por natyrisht se do ta kërkojnë fitoren për të synuar kreun e grupit.

Përballja tjetër është ajo ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, ku Selecao nuk duhet ta humbë ndeshjen për t'u kualifikuar në të tetën e finales.

Që këto ndeshje mos t’iu ikin futbolldashësve nga Kosova, është përkujdesur platforma online, GjirafaVideo.

GjirafaVideo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Radio Televizionin e Kosovës për t’i shfaqur këto ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjeve mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Theksojmë se videot janë të vlefshme vetëm për shikuesit brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/