Tottenham dhe Liverpool iu bashkohen 15 klubeve që kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve, Interi do të luajë në Ligën e Evropës
Tottenhami dhe Liverpooli e kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve.
Tashëm dihen 15 nga 16 skuadra që kanë kaluar tuje.
I hapur mbetet vetëm grupi G, ku Shkahtar dhe Lyon do ta diskutojnë biletën e vetëm të mbetur në lojë.
Në vazot e para vendet e sigurta i kanë Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Manchester City dhe Real Madrid.
Vazot e dyta janë për Ateletico Madridin, Tottenhamin, Liverpoolin, Schalke dhe Romën.
Tutje kanë kaluar edhe Ajax, Bayern Munich, Juventus, Manchester United.
Në Ligën e Evropës do të kalojnë Club Brugge, Inter, Napoli dhe Galatasaray.
Më herët kalimin në garën e dytë më të madhe në Evropë e kishin siguruar Benfica dhe Valencia.
Mbeten edhe dy vende të lira për Ligën Evropës. /Telegrafi/


