Please enter at least 3 characters.

Thuhet se lëndoi kokën në një aksident në shtëpi, Lula i Brazilit anulon udhëtimin në samitin e BRICS në Rusi

2024/10/Lula-Janja-CidaGoncalves-FlavioDino-Pensao-Orfaos-Feminicido-18-848x477-1-e1729450278784.jpg
350:"Presidente Luiz Inácio Lula da Silva, Janja da Silva, ministra das Mulheres, Cida Gonçalves, ministro da Justiça, Flávio Dino, deputada Maria do Rosário e a senadora Leila Barros assinam a sanção do Projeto de Lei nº 976/2022, que institui pensão especial aos órfãos em razão do crime de feminicídio. | Sérgio Lima/Poder360 31.out.2023
21:"Sérgio Lima/Poder360

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva anuloi të dielën udhëtimin e tij në Rusi për samitin e BRICS, pas këshillave mjekësore për të shmangur përkohësisht fluturimet në distanca të gjata.

Ky vendim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi, siç pretendohet, ai lëndoi kokën në një aksident në shtëpi.

Në një deklaratë, zyra presidenciale tha se Lula, që fillimisht ishte planifikuar të nisej në orën 17:00 me kohën lokale të dielën, tani do të marrë pjesë në takimin e BRICS përmes videokonferencës.

Forumi diplomatik i themeluar 15 vjet më parë nga Brazili, Rusia, India, Kina është zgjeruar që atëherë duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas një raporti mjekësor të lëshuar nga Spitali Sirio Libanes në Brasilia, Lula "u këshillua të shmangte udhëtimet ajrore në distanca të gjata, por përndryshe është në gjendje të kryejë detyrat e tij të rregullta".

Raporti shtoi se Lula kishte pësuar një plagë në pjesën e pasme të kokës. /Telegrafi/