Please enter at least 3 characters.

Tenistët e Kosovës mësojnë shortin në EYOF 'Baku 2019'

2019/07/tenis-1.jpg
13:"SHPEND AHMETI

Katër tenistët që po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, 'Baku 2019', kanë mësuar sot (e shtunë) shortin për rrethin e parë të garave.

Melos Nallbani do të përballet me Alin Fatu të Rumanisë, ndërsa Fresk Sylhasi me Mika Brunold të Zvicrës.

Në konkurrencën e femrave, Vesa Gjinaj ka përballë Melisa Senli të Turqisë, ndërsa Forta Morina sfidon Chelsea Fontenel të Zvicrës.

Më vonë ju informojmë për orarin e garave të tenistëve tanë, të cilëve iu urojmë fat dhe suksese - thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Çiftet e garuesve tanë:

Melos Nallbani – Alin Fatu (Rumani)
Fresk Sylhasi - Mika Brunold (Zvicër)
Vesa Gjinaj – Melisa Senli (Turqi)
Forta Morina - Chelsea Fontenel (Zvicër)