Please enter at least 3 characters.

Sule tregon se kishte refuzuar Chelsean për Bayernin

2019/03/Niklas-Sule.jpg
362:"BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 21: Niklas Sule of Bayern Munich is pictured during the Bayern Muenchen Training session held at the Constant Vanden Stock Stadium on November 21, 2017 in Brussels, Belgium. R.S.C. Anderlecht will play Bayern Munich in their Group B, Champions League match on the 22nd of November, 2017. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Bayernit të Munichut, Niklas Sule nuk ndien keqardhje që ka hedhur poshtë ofertën e Chelseat.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka zgjedhur të qëndrojë te skuadra bavareze edhe pse kishte marrë një ofertë më joshëse para dy vjetëve sa ishte pjesë e Hoffenheimit.

Sule i kujtoi portalit TZ fazën kur ishte në mëdyshje se çfarë do të bënte me karrierën futbollistike.

Niklas Sule (Foto by Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

"Isha në fazën që më duhej t'i dëgjoj, por më pas e dija se do të ishte një hap i madh. Por a do të luaja?"

"Kjo është arsyeja pse ishte një vendim i vështirë në atë kohë: A duhet të shkoj tani jashtë vendit ose të preferoj të qëndroj në vendin tim?"

"Kur Bayerni troket, ju mendoni, natyrisht: Nëse i hedh poshtë ato tani, mundësia nuk mund të kthehet kurrë, sepse FCB mund të marrë çdo lojtar që dëshiron dhe kam luajtur shumë në sezonin e kaluar edhe sivjet", tha gjermani.

Ndryshe, shtatgjati deri më tani ka pasur 49 paraqitje për rekordmeister dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/