Please enter at least 3 characters.

Suarez, sikur mi i pistë i rrugës

2016/01/suarez-sikur-mi-i-pist-euml-i-rrug-euml-s_hd.jpg

Lavdata e çuditshme për uruguaianin ka ardhur nga strategu i ekipit të kategorisë së tretë, i cili përballet me Liverpoolin të dielën në Anfield.

“Ai është sikurse një mi i pistë i rrugës, dhe këtë po e mendoj në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ai është i mprehtë dhe tmerrësisht i fortë, unë kam vetëm lëvdata për të sepse është fitues. Ai ka dëshirë për të bërë ditë pas ditë mirë e më mirë”.

“Unë kam luajtur ndaj Suarezit me Bristol Cityn kur ai ishte te Ajaxi dhe dështova keq. Ai shënoi. Më kujtohet se pyeta kush është ai djal dhe ai nuk ishte i njohur. Unë pyeta kush dreqi është ky lojtar? S’kemi mundur t’i amarrim topin. Unë e kam të vështirë ta mbaj atë pasi lë shumë hapësira përreth”, ka deklaruar Johnson. /Telegrafi/