Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Icardi refuzoi përfshirjen në skuadrën ndaj Rapidit

2019/02/Luciano-Spalletti-Mauro-Icardi-e1550085597173.jpg
307:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: FC Internazionale coach Luciano Spalletti and Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale look dejected at the end of the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Mauro Icardi ka kërkuar që mos të përfshihet në skuadrën ndaj Rapid Vienna.

Nga kjo klubi ka marrë vendim që ta heq argjentinasin nga detyra e kapitenit të skuadrës dhe ka emëruar Samir Handanovicin.

"Nesër (e enjte) do të jetë ndeshje e rëndësishme. Pas saj do të kemi kohë të qartësojmë pozitën e Icardit", ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

"Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por u bë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Interit dhe skuadrës".

“Mosparaqitja e tij? Ishte ai që nuk dëshironte t'i bashkohej skuadrës. Ishte i thirrur. Ishte i dëshpëruar, por edhe për ne ishte e vështirë ta njoftonim për vendimin".

"Kjo ishte një situatë që duhej adresuar, e thash edhe pas Parmas. Nëse është dikush që mendon për diçka tjetër përveç rezultatit, gabon".

"Gjërat përreth tij e kanë shqetësuar atë dhe skuadrën që e ka udhëhequr. Tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë të ndeshja e së nesërmes", ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/