Sot pritet të votohen ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Pas debatit disa orësh për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, Kuvendi është në pauzë deri në orën 20:00.
Edhe gjatë ditës së sotme në Kuvend në debatin për zgjedhjen e ministrave të rinj, opozita fajësoi pushtetin, ndërsa pushteti rikujtonte opozitën për periudhën kur kanë qenë në pushtet.
Deputetët po ashtu biseduan edhe për temat e shëndetësisë, ekonomisë dhe bujqësisë, ndërsa nga OBRM-PDUKM theksojnë se ky koalicion është koalicion për Artan Grubin.
Ndryshe, Kuvendi po debaton për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë, Krenar Lloga në Drejtësi, Fatmir Mexhiti në Shëndetësi, Azir Aliu në dikasterin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova në dikasterin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor./Telegrafi/


