Please enter at least 3 characters.

Sllagjana Taseva kërcënohet me padi penale (Foto)

2016/04/Sllagjana-Taseva.jpg

Përmes profilit të saj në Facebook, Sllagjana Taseva nga "Transparenca Maqedoni" bën të ditur se ka pranuar kërcënime nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Sipas saj, Angjushev i ka thënë se do ta çon çështjen deri në fund, dhe se do ta paditë, duke ia kujtuar se është doktori më i ri i shkencave.

Taseva shprehet e habitur dhe ngre dilemën nëse kjo është Qeveria për të cilën ka dalë në rrugë.

Sipas saj, mbikëqyrja e falimentimit të firmës "Feni Industri" paska shqetësuar shumëkënd, e më shumë kërcënuesin e saj./Telegrafi/