Please enter at least 3 characters.

Simeone: Jam i lumtur për trofeun, kemi punuar shumë vit pas viti  

2018/05/Simeone-Atl-Madrid-1.jpg
266:"LYON, FRANCE - MAY 16: Diego Simeone, Coach of Atletico Madrid celebratesvictory after the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone ka folur pas triumfit të Atletico Madridit në Ligën e Evropës.

Atletico Madridi ka fituar finalen e Ligës së Evropës, pasi ka mposhtur Marseillen me rezultat të pastër 3-0 dhe kjo e ka bërë të lumtur trajnerin Simeone.

"Unë jam i lumtur me këtë arritje", ka thënë fillimisht Simeone për mediat pas finales së fituar.

"Ne kemi punuar shumë mirë vit pas viti, kemi qenë pranë titujve gjithmonë, me dy finalet e humbura të Ligës së Kampionëve".

Simeone duke festuar triumfin së bashku me familjen e tij (Getty Images)

"Sot (e mërkurë) kemi pasur mundësinë për të fituar dhe kemi bërë një pjesë të dytë shumë të fortë".

Simeone nuk pati mundësi ta udhëheq skuadrën nga bankina shkaku i suspendimit, por tha se kjo nuk kishte rëndësi pasi ai dhe lojtarët njihen shumë mirë.

"Ne kemi punuar së bashku për gjashtë vite dhe kam shumë besim tek lojtarët".

"Edhe nëse jam në shtëpi apo në hotel, ata bëjnë të njëjtën gjë", përfundoi El Cholo. /Telegrafi/