Shqipëria me bilanc negativ kundër Francës (Video)
6:"© EPA
13/06/2016
Shqipëria ndeshjen e dytë në grupin A do ta luajë ndaj Francës.
Kuqezinjtë kanë bilanc negativ sa i përket përballjeve direkte me “Gjelat”.
Këto dy të fundit deri më tani janë takuar gjashtë herë, ku Franca ka katër fitore, një ndeshje është mbyllur barazim dhe një tjetër i ka takuar “Shqiponjave”.
Shqipëria triumfoi në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Elbasan Arena në saje të një goli të Ergys Kaçes. /Telegrafi/


