Please enter at least 3 characters.

Shakhtar Donetsk- Roma, formacionet zyrtare: Kumbualla startues, ukrainasve iu duhet mrekullia

2021/03/MRF2021_ShakhtarvRoma-1038x519-1.jpg

Shakhtar Donetsk do të jetë nikoqirë i Romës në ndeshjen kthyese të 1/8 të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’ u mbyll me fitoren e romakëve me rezultat 3-0, duke bërë një hap të madh drejt çerekfinales.

Trajneri i Shakhtar, Luis Castro, për këtë ndeshje ka vendosur emra si Junior Morales e Salomon në sulm.

Në anën tjetër Paulo Fonseca, do të luajë me Marash Kumbullën në mbrojtje, ndërsa sulmi i është besuar Borya Maroyal.

Ndeshja fillon në ora 18:55.

Shakhtar: Trubin; Dodô, Kryvtsov, Vitao, Matviyenko; Maycon, Marcos Antônio, Alan Patrick; Tetê, Junior Moraes, Solomon

Roma: Pau López; Kumbulla, Cristante, Ibañez; Karsdorp, Villar, Diawara, Spinazzola; Pedro, Carles Pérez; Borja Mayora

/Telegrafi/