Please enter at least 3 characters.

Sarri: Jemi përmirësuar dukshëm - golat e Atleticos të parashikueshme, duhej t’i ndalnim

2019/09/GettyImages-1175550433.jpg
258:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 18: Maurizio Sarri, Manager of Juventus during the UEFA Champions League group D match between Atletico Madrid and Juventus at Wanda Metropolitano on September 18, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images
Maurizio Sarri e pranon se Juventusi duhet të punojë në mbrojtje, sepse sipas tij ekipi duhet të jetë më agresivë, kur është në epërsi dhe të mos pranojë gola të lehtë.

Juventusi ishte në epërsi, 2-0, por u desh të pajtohet me barazim 2-2 ndaj Atletico Madridit.

Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi i kishin dhënë Juve epërsinë 2-0 në Wanda Metropolitano, por në fund pranuan dy gola.

Maurizio Sarri, trajner i Juventusit. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

"Ishte një përmirësim i madh nga ndeshja e fundit dhe ne ndiheshim sikur loja ishte në duart tona, kështu që barazimi na le një shije të keqe”.

“Juventus nuk kishte shënuar në këtë stadium në shumë vizita dhe ne sot shënuan dy gola, plus kishte tre ose katër goditje të tjera në portë”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Është zhgënjyese, sepse golat e Atleticos vinin nga situata të parashikueshme dhe megjithatë ne nuk ishim të gatshëm për t’i ndalur”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/