Please enter at least 3 characters.

Rusëve nuk u kryejnë punë as "dronët kamikazë" - forcat ukrainase rrëzuan 11 të tillë vetëm brenda një nate

2023/02/82d0960-shahed-136-zbytyj-15-12-2022-nurphoto-via-getty-images-690.jpg
439:"Parts of UAV (unmanned aerial vehicle) Shahed-136 used by the Russia against Ukraine, are seen during a media briefing of the Security and Defense Forces of Ukraine in Kyiv, Ukraine on 15 December 2022, amid Russian invasion of Ukraine. Security and Defense Forces of Ukraine representatives held a media briefing about situation on the Russian-Ukrainian war and the security situation in Ukraine. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)
25:"NurPhoto via Getty Images

Forcat ukrainase thonë se kanë rrëzuar 11 dronë "kamikazë" të prodhuar nga Irani gjatë natës, duke përfshirë nëntë mbi rajonin e Kievit.

Forcat ajrore thanë se nga ora 23:00 mbrëmë deri sot në mëngjes, Rusia përdori 14 automjete pa pilot të tipit Shahed, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, gjatë rrjedhës së luftës, Ukraina ka raportuar një varg sulmesh ruse me drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani.

Por Kremlini ka mohuar vazhdimisht se përdor drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë.

Irani e ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por thotë se ata janë dërguar përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska vitin e kaluar.

Dronët Shahed-136 janë quajtur dronët "kamikazë" ndërsa lëvizin drejt objektivit të tyre përpara se të shpërthejnë gjatë përplasjes.

Rusia fillimisht përdori dronët për të sulmuar pajisjet ushtarake ukrainase në vijën e frontit, por në gjysmën e dytë të shtatorit filloi t'i përdorte ato për sulme ndaj infrastrukturës në rajonet Odesa, Mykolaiv dhe Kharkiv, sipas të dhënave të ushtrisë. /Telegrafi/