Please enter at least 3 characters.

Rosenior përjashton Fernandezin nga ndeshjet kryesore të Chelseat

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka konfirmuar se Enzo Fernandez nuk do të luajë për klubin në ndeshjen e kupës nesër (e shtunë) kundër Port Vale dhe kundër Manchester City të dielën e ardhshme, pasi lojtari shkeli vijën e ‘finishit’ në lidhje me kulturën e klubit.

Trajneri zbuloi se kishte folur me Enzo Fernandez vetëm një orë para se të diskutonte situatën.

“Si klub futbolli, me mua si pjesë të vendimit, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme ose kundër Manchester City të dielën e ardhshme”.

“U kalua një vijë në aspektin e kulturës sonë dhe asaj që duam të ndërtojmë”, ka thënë Rosenior.

Vendimi dërgon një mesazh të fortë në lidhje me standardet, ndërsa ekipi përgatitet për dy ndeshje të rëndësishme.

Ky vendim vjen pasi mesfushori argjentinas së fundmi ka aluduar shumë rreth një dëshire për t’u transferuar te Real Madridi. /Telegrafi/