Please enter at least 3 characters.

Rooney i sjell fitoren Anglisë (Video)

2016/01/rooney-i-sjell-fitoren-anglis-euml-video_hd.jpg

Ishin vendasit ata që krijuan të parët epërsi me anë të Milivoje Novakovic (38’) dhe me epërsi të sllovenëve përfundoi pjesa e parë.

Jack Wilshere e barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa i njëjti futbollist shënoi për epërsinë e Tre Luanëve (74’).

Kur po afrohej fundi i takimit, Nejc Pecnik e barazoi rezultatin (84’), porse Wayne Rooney reagoi shumë shpejt për ta shënuar golin e fitores (86’).

Anglia është në krye të Grupit E me 18 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se Zvicra që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Përfaqësuesja që ka shumë shqiptarë brenda luan sonte (e diel kundër Lituanisë). /Telegrafi/