Please enter at least 3 characters.

Rita Ora ndjen nostalgji për verën, e kujton përmes imazheve atraktive me bikini

2019/11/errrrr.jpg
182:"NEW YORK, NY - AUGUST 20: Rita Ora attends the 2018 MTV Video Music Awards at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të ri "Twist".

Bëhet fjalë për një ripërpunim të romanit dhe filmit të famshëm "Oliver Twist", ku ajo do të luajë një nga rolet kryesore.

Ndërkohë, gjatë verës ajo ishte shumë e angazhuar me turneun e saj të koncerteve "Phoenix", duke performuar në mbarë shtetet e botës.

Me gjithë angazhimet që pati, Rita arriti që të gjejë kohë edhe për pushime, teksa shpesh u bë temë e mediave për pozat e saj provokuese me bikini.

Duket se Ora ndjen ende nostalgji për kohën e verës, teksa ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi me bikini.

Teksa tregon linjat atraktive, Rita thotë se po i mungon ajo kohë duke shkruar në mbishkrimin e saj: "Më kthe mua prapa".

Përveç xhirimeve për filmin, Rita Ora po vazhdon të punojë edhe rreth projekteve të reja muzikore, që do t'i sjellë së shpejti për fansat e saj. /Telegrafi/