Please enter at least 3 characters.

Rita Ora mjaft sensuale në Paris, teksa fotografohet në motin me dëborë (Foto)

2018/02/ritaora_5_2_2018_16_37_37_675-e1517845078402.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për pak ditë do të vijë në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Teksa është në pritje të rikthimit në vendlindjen e saj, Ora ndërkohë po shijon edhe turneun e koncerteve në Evropë.

Së fundmi, ajo ndodhet në Paris, ku ka mbajtur koncertin e radhës.

Teksa ka qëndruar atje, Rita ka shijuar motin e me dëborë, që po mbizotëron këto ditë në kryeqytetin francez.

Ajo ka sjell disa imazhe për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft sensuale e veshur në të bardha, teksa duket provokues te pjesa e dekoltesë së hapur.

"Le të bjerë në Paris, isha në një sekondë jashtë, por të paktën morëm këtë pamje", ka shkruar Rita.

Këngëtarja dukej mjaft entuziaste në mesin e fjollave të borës. /Telegrafi/