Please enter at least 3 characters.

Rita në Dubai për projektin e ri

2019/04/Rita-Ora-dhe-UNICEF-ne-Kosove-foto-Ridvan-Slivova-19-e1601156316257.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon me angazhimet në karrierën e saj muzikore.

28-vjeçarja ka paralajmëruar diçka të re, ndërkohë që ka qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara për xhirime.

Gjatë të shtunës, ajo e ka publikuar një imazh në Instagram duke i njoftuar fansat e saj se është duke sjellë diçka mbresëlënëse.

"Duke xhiruar diçka super-entuziazmuese", ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që shqiptarja e famshme, ditë më parë qëndroi në Kosovë për disa aktivitete humanitare të organizuara së bashku me UNICEF. /Telegrafi/