Rihanna ia bën 'unfollow' J.Lo pasi morri vesh se është në lidhje me Drake
23:"© Eric Charbonneau/REX
28/12/2016
Jennifer Lopez dhe Drake janë çifti më i ri i Hollywood. Dyshja e njohur mesa duket po shijojnë një histori dashurie së bashku.
Burime pranë çiftit kanë pohuar lidhjen mes tyre. Është vetëm çështje kohe që ata të dalin publikisht së bashku, pohojnë burimet.
Por, kjo ka bërë që të hidhërohet këngëtarja që për një kohë u përfol se është në lidhje me reperin.
Madje, Rihanna ia ka bërë ‘unfollow’ J.Lo prej rrjetit social Instagram duke dhënë edhe një dëshmi më shumë se kjo dyshe janë në lidhje.
Ndryshe, mbetet të shihet nëse RiRi do ta fshin prej trupit edhe tatoo me emrin e Draket. /Telegrafi/


