Riformatohet qeveria egjiptiane
31/01/2011
Mubarak ka mbajtur sërish në kabinetin qeveritar ministrat e mbrojtjes dhe atë të punëve të jashtme, njofton RFE.
Televizioni shtetëror njoftoi se të gjitha udhëtimet me tren janë pezulluar në prag të grevës së përgjithshme të paralajmëruar për të martën.
Mbi 100 njerëz janë vrarë nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që nga fillimi i trazirave në Egjipt në fillim të javës së kaluar. /Telegrafi/


