Please enter at least 3 characters.

Reperi serb Aki Aki i këndon miqësisë shqiptaro-serbe në këngën e re, në klip shfaqet me flamurin kuqezi dhe atë të Serbisë

2019/11/serb1.jpg

Aki Aki, emri i vërtetë i të cilit është Aleksandar Milosavlejvic është një reper me prejardhje serbe.

Ai ka publikuar së fundmi një këngë të re, ku flet për miqësinë shqiptaro-serbe.

Ky reper jeton në Cadenazzo të Zvicrës, vend ky ku ka pasur mundësinë të shoh afrimitetin mes disa komuniteteve shqiptare dhe serbe.

Foto: Aki Aki Official/YouTube

Kjo është dhe arsyeja pse ai në këngën e re me titull “Cani Sciolti", ka trajtuar pikërisht këtë çështje.

Klipi i kësaj kënge numëron mijëra shikime në YouTube, dhe brenda e tij pasqyrohen flamuri shqiptar dhe ai serb.

Një komentues shqiptar i ka shkruar reperit në YouTube, duke i thënë se nuk e kupton këngën, si dhe prezenca e dy flamujve po e konfuzon shumë.

"Në këngë flas për bashkimin midis këtyre dy vendeve. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe i dua ata", ka qenë përgjigja e reperit serb Aki Aki. /Telegrafi/