Please enter at least 3 characters.

Reali ofron Asension dhe një shumë të parave për Manen

2019/06/mane-1.jpg

Real Madridi raportohet se i ka ofruar Liverpoolit shërbimet e Marco Asensios dhe një shumë të parave në shkëmbim të Sadio Manes.

Sulmuesi senegalez e fitoi Këpucën e Artë në sezonin e kaluar të Ligës Premier, pasi shënoi 22 gola, derisa po lidhet me një kalim te Los Blancos.

'The Reds' janë duke bërë çmos që t’i mbajnë sulmuesit e tyre në skuadër, mirëpo janë skuadrat e mëdha që janë vënë pas tyre.

Sadio Mane (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Express, madrilenët janë të gatshëm ta ofrojnë talentin spanjoll në mënyrë që ta transferojnë Manen në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi 23-vjeçar pritet që në këtë verë të largohet nga klubi, pasi dështoi ta tregonte veten që nga transferimi i tij në vitin 2014 nga Mallorca.

Asensio vlerësohet në shumën e 90 milionë eurove nga Mbretërit, prandaj Reali po tenton ta përfshijë atë në ofertën për senegalezin, ku do të përfshihen natyrisht edhe paratë. /Telegrafi/