Please enter at least 3 characters.

Reali i ofron Bale kontratë shtatëvjeçare

2016/06/gareth-bale.jpg

Real Madridi raportohet se është duke u përgatitur që t’ia ofrojë Gareth Balet një kontratë shtatëvjeçare.
Sulmuesi, i cili deri më tani ka realizuar 3 gola për Uellsin në Euro 2016, u transferua te Real Madridi nga Tottenham Hotspuri në vitin 2013, duke realizuar 58 gola në 123 paraqitje për klubin spanjoll.

26-vjeçari vazhdimisht është lidhur me një rikthim në Premier Ligë, me Manchester Unitedin që është admirues i ish-lojtarit të Southamptonit.

Për t’iu shmangur këtij interesimi nga Old Traffordi, Reali, sipas Daily Mail, është duke përgatitur kontratë shtatëvjeçare.

Me kontratën e re Bale do të bëhej lojtari më i paguar në botë dhe kështu do të vendoste edhe për të ardhmen e tij.