Please enter at least 3 characters.

Real Madridi planifikon largimin e dy yjeve verën e ardhshme – tashmë dihen zëvendëuesit e tyre

Real Madrid ka nisur tashmë planet për afatin kalimtar e verës së ardhshme, pavarësisht se afati kalimtar është mbyllur vetëm një javë më parë.

Edhe pse mbrojtja ishte zona me më shumë lëvizje gjatë muajve të fundit, “Los Blancos” parashikojnë ndryshime të tjera në repartin defensiv gjatë vitit të ardhshëm.

Klubi madrilen shpenzoi 120 milionë euro për të përforcuar mbrojtjen me transferimet e Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Alvaro Carreras, ndonëse i vetmi largim ishte ai i Lucas Vazquez.

Megjithatë, drejtuesit në 'Santiago Bernabeu' mendojnë se nevojitet ende ndërhyrje në prapavijë.

Nuk është sekret që Antonio Rudiger dhe David Alaba pritet të largohen verën e ardhshme, pasi do t’u përfundojnë kontratat dhe do të falënderohen për shërbimet e tyre. Real Madrid ka tashmë dy zëvendësues në mendje.

Shifra totale e shpenzuar nuk reflekton faktin se Trent Alexander-Arnold u transferua për vetëm 10 milionë euro, si rezultat i një marrëveshjeje të hershme me 26-vjeçarin, i cili ishte në fund të kontratës me Liverpoolin këtë verë.

Real Madrid shpreson të përsërisë të njëjtën strategji me Ibrahima Konate.

Liverpool nuk ka bërë asnjë përparim në rinovimin e kontratës së francezit, dhe vetë lojtari duket se është i interesuar për një kalim në “Bernabeu”.

Ibrahima Konate 1

Sipas Diario AS, Konate është një nga objektivat kryesorë për të konkurruar me Eder Militao dhe Dean Huijsen në qendër të mbrojtjes sezonin e ardhshëm.

Vendin tjetër në mbrojtje Real Madrid ia ka rezervuar talentit 18-vjeçar Joan Martinez. Ai kishte spikatur në fazën përgatitore dy vera më parë, por një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar i ndërpreu zhvillimin.

Plani është që ai të rikuperohet te Real Madrid Castilla dhe më pas të rikthehet gradualisht në ekipin e parë./Telegrafi/