Please enter at least 3 characters.

Ramos për Ronaldon: Është në formë të frikshme

2018/04/GettyImages-941528076.jpg
294:"TURIN, ITALY - APRIL 03: Sergio Ramos of Real Madrid and Marcelo of Real Madrid celebrate victory together after the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Juventus and Real Madrid at Allianz Stadium on April 3, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pranaur se Ronaldo është në formë të frikshme dhe meritoi duartrokitjet që i mori në stadiumin e Juventusit.

Ronaldo shënoi dy golat e parë në takimin e parë çerekfinal, ndërsa goli i dytë është komentuar shumë për shkak se portugezi e realizoi në mënyrë akrobatike.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë lojtari i parë që shënio në 10 ndeshje rresht në Ligën e Kampionëve.

"Ai është në formë të frikshme. Është në dorën tonë që të përfitojm prej tij dhe shpresojmë se ai do të vazhdojë kështu. Goli i tij ishte fantastik, por ne vlerësojmë punën kolektive".

"Ishte një gol fantastik. Ishte emocionuese të shoh atë goditje gërshërë ndërsa ai mori çmimin e mirënjohjes nga tifozët të cilët e kanë parë duke performuar në këto nivele për vite të tëra".

"Ishte paraqitje e kompletuar. Ishte hap i rëndësishëm".

"Por, llogaria nuk është mbyllur ende. Ne ishim në gjendje të shënojmë tri, por duhet që t'i vrasim gjasat në ndeshjen kthyese", potencoi Ramos. /Telegrafi/