Please enter at least 3 characters.

Rama: Për herë të parë Taslixha do të ketë linjë të re të transportit urban

5:"Kemal

Për herë të parë lagjja Taslixhe do të ketë një linjë të re të transportit urban.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky projekt është realizuar si pjesë e premtimeve të dhëna.

Ai theksoi se qytetarët mund të presin edhe shumë projekte të tjera që janë në plan.

“Sepse bashkë e çojmë Taslixhen dhe Prishtinën përtej! Faleminderit, Taslixhe,” shkruan kryetari, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e banorëve.